Starova nis rindërtimin, Feronikeli zyrtarizon Maganin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Feronikeli mbylli me zhgënjim sezonin, por që tani ka nisur punën për ndërtimin e një ekipi cilësor për sezonin e ardhshëm. Në stol do të jetë Sulejman Starova, i cili e mori detyrën në pranverë dhe deri tani ka pasur për detyrë hartimin e strategjisë së re, me lojtarët që do të konfirmohen dhe ata që do të afrohen.

Boshti i ekipit do të ruhet dhe që tani janë rinovuar disa lojtarë, ndërsa ka nisur fushata e përforcimeve. Mevlan Zeka, Përparim Islami, Lapidar Lladrovci e Drilon Lladrovci janë afruar që dje, ndërsa sot ka firmosur edhe Artur Magani, i cili u paraqit shumë mirë të Liria këtë sezon dhe përforcon sulmin e Feronikelit, që tashmë kthehet me të drejtë pretendent për titull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *