Erkand Qerimaj i ka shtuar një tjetër medalje Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Oran të Algjerisë. Por e argjendta vjen pas shumë debateve në qafën e peshëngritësit shkodran. Ky i fundit provoi fillimisht dy tentativa të pasuksesshme në stilin e shkëputjes, ndërsa në provën e tretë arriti të ngrinte 149 kilogramë. E për çudi dy prej anëtarëve të jurisë vendosën ta cilësonin tentativën e Qerimajt si të pavlefshme.
Kjo solli irritimin e peshëngritësit si dhe stafit që ishte pranë tij, të cilët kanë vërshuar menjherë drejr gjyqtarëve. Pas shumë debatesh, juria heq dorë nga vendimi paraprak dhe e cilëson provën të saktë, çka u përkthye më pas me medalje argjendi për Qerimajn. Sakaq, sportisti shqiptar braktis garën pas padrejtësisë që iu bë, duke refuziar të marrë pjesë në garën në stilin e shtytjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/