Koronavirusi është përhapur së tepërmi në Itali dhe situata vazhdon të jetë shumë dramatike. Më së shumti ky virus godet menjëherë moshën e tretë dhe personat që kanë sëmundje të mbartura, por pa bërë diferenca mbi njerëzit, nëse janë të thjeshtë apo të njohur, me një “ligj të barabartë”.
Ai që ka ndërruar jetë pas përhapjes së Koronavirusit ka qenë edhe arktiketi i mitikut “Luigi Ferraris”. Bëhet fjalë për Vittorio Gregotti, 92-vjeçari që nuk e përballoi dot edhe këtë goditje të fundit. Padyshim që ky stadium do të mbahet mend për shqiptarët, pasi do ta kthenin në një festë të vërtetë në atë miqësore që zhvilluam ndaj Italisë, duke ofruar një panoramë fantastike. /Sport Ekspres/