Pas një sezoni të dështuar, Kukësi ka bërë disa lëvizje në këtë merkato duke filluar që nga trajneri. Presidenti i nderit për verilindorët, Safet Gjici, ka konfirmuar italianin Diego Longo në krye të skuadrës. Sipas asaj që raporton “A2 Cnn”, Gjici deklaroi se palët kanë rënë dakort parimisht për bashkëpunimin në bazë të kushteve të punës që ka kërkuar trajneri.
Por gjithashtu te Kukësi pritet që të jetë gati edhe stadiumi i ri. Teksa në gjithë këtë kohë verilindorët kanë luajtur gjithmonë jashtë shtëpisë së tyre, impianti i ri do të pres të gjitha ndeshjet e Superiores me qëllimin që të kenë mbështetjen e tifozëve dhe të kthehen për objektivat e mëdha. /Sport Ekspres/