Ditën e sotme do të luhen tre sfida mjaft interesante në javën e 14-t të Superligës.
Egnatia-Laçi do të nisë ditën e dielë në orën 13:45. Te dyja skuadrat kanë objektiv të ndryshëm në këtë kampionat. Teksa Laçi lufton për titullin kampion, Egnatia kërkon qëndrimin në Superligë. Në tre sfidat e fundit veriorët janë grumbulluar 9 pikë, ndërsa ekipi i Rrogozhinës i ka humbur të treja. Laçi do të shkojë në këtë sfidë vetëm për fitore, ndërsa Egnatia do të tentojë daljen me pikë nga stadiumi i saj.
Kukësi-Partizani (16:45) do të jetë një përballje e zjarrtë, mes të dy skuadrave që kanë ovjektiv titullin kampion. Edhe pse Partizani nuk e ka nisur mirë këtë kampionat, lufta e titullit vazhdon të jetë e hapur dhe një fitore do t’i rikthente pretend. Nga ana tjetër Kukësi do të kërkojë të mbajë hapin e Tiranës kryesuese.
Pas humbjes ndaj Laçit, Tirana do të kërkojë fitoren në shtëpi përballë një rivali direkt si Teuta, e cila u shpall kampione vitin e kaluar. Megjithatë durrsakët kanë treguar që asnjëherë nuk mund të fitosh lehtësisht ndajntyre. Një fitore e Teutës do të ngushtonte diferencën midis të dyja skuadrave në vetëm 6 pikë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/