Spektakël në Bergamo, Strakosha mposht Berishën në çdo aspekt

Nuk mund të mbyllej më bukur java e 17-të e Serisë A, teksa në “Atleti Azzurri” të Bergamos, aty ku Shqipëria luajti dikur një miqësore ndaj Ukrainës, për të përgatitur Europianin, pikërisht derbi mes dy shqiptarëve, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha ndahet në paqe…  Një ndeshje që ka dhuruar gjashtë gola (3-3 final), por edhe emocione. Dhe, të mendosh që skuadra zikaltër shënoi dy herë shumë shpejt me anë të Kaldarës dhe Iliçiç në 22 minuta. Një “black out” që ka tronditur Lacion, edhe pse Strakosha nuk ka pasur faj, duke qenë se ai ishte plotësisht i prapavijës dhe meritë e lojtarëve të Atalantës. Por, Milinkoviç-Saviç arriti që të shënonte dy herë, shpejt, duke barazuar shifrat 2-2 që në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Iliçiç shënoi nga pika e bardhë 3-2 për Atalantën, por Luis Alberto barazoi gjithçka në të 79’.  Sa i përket notave të dy portierëve, Strakosha ka fituar duelin me Berishën. Ai ka marrë një notë mesatare 7 dhe 7,5: portieri shqiptar, pas tre golave kundër Torinos, provon të mbyllë portën, por e ka të pamundur, edhe pse bën një mrekulli te 2-0 dhe te 3-2, që mbajtën në garë Lacion. Sakaq, edhe Berisha, ndërkohë, paraqitje për të harruar. Me faj në të dy golat e Milinkoviç-Saviç, teksa për t’u nënvizuar vetëm pritja ndaj Lukas Leivës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *