Me një garë spektakolare, Horge Lorenco ka fituar Çmimin e Madh të Italisë në Muxhelo.
Spanjolli e mori kryesimin që në fillim dhe nuk e lëshoi më, duke arritur triumfin e parë pas 567 ditësh dhe triumfin e parë me Dukatin në MotoGP.
Mugello is Lorenzo’s Land ?#ItalianGP pic.twitter.com/diGgR8fgvv
— MotoGP™??? (@MotoGP) June 3, 2018
Skuadra italiane ishte perfekte sot, sepse vendi i dytë i shkoi italianit Andrea Doviciozo, autor u një garë fantastike.
I shkëlqyer edhe Valentino Rosi, i cili luftoi gjatë gjithë garës me parakalime pa fund dhe doli i treti, duke festuar me tifozët e tij në fund. “Doktori” bën histori, sepse është piloti i parë që kap kuotën e 5000 pikëve në karrierë.
It wasn’t a win but home hero @ValeYellow46 is PUMPED to take the podium at the #ItalianGP pic.twitter.com/Yr4bpbmPgv
— MotoGP™??? (@MotoGP) June 3, 2018
Dramë për kryesuesin e Botërorit Mark Markez, i cili në fillim të garës foli nga pista dhe më pas nuk mundi të afrohej me vendet e kreut.
RENDITJA E BOTËRORIT (top 10): 1 Markez 95; 2 Rosi 72; 3 Vinjales 67; 4 Doviciozo 66; 5 Zarko, 64; 6 Petruçi 63; 7 Janone 60; 8 Kraçlou 56; 9 Miller 49; 10 Lorenco 41.
The Championship leader is back in the race but his hope of victory are OVER!#ItalianGP pic.twitter.com/9ygMeMr74S
— MotoGP™??? (@MotoGP) June 3, 2018