Speciale/ Filozofi dhe analiza kudo! Fjalët e Del Pieros dhe “dekorimi” i merituar për Ilir Dajën

“Kush do ta merrte Skënderbeun në këtë sezon”? Kjo është pyetja retorike, që përgjigjen e ka qartazi brenda. Kush tjetër veçse Ilir Dajës? Padyshim trajneri më i mirë në Shqipëri i gjithë këtyre viteve të fundit. Të marrësh një ekip që është i dënuar në Europë dhe pa një motiv shumë të rëndësishëm për lojtarët, është njëkohësisht edhe një ndarje për të kuptuar cilësitë e trajnerëve.

Daja jo vetëm që e mori këtë pergjegjësi mbi shpatulla, por po i mban korçarët edhe më mirë se shumë ekipe që pretendojnë titullin kampion dhe nuk kanë asnjë dënim. Ndeshja ndaj Tiranës ishte thuajse në perfeksion, por kjo nuk ishte e vetmja e këtij sezoni e luajtur në këtë mënyrë.

Gjatë gjithë këtyre javëve, sikur të mos mjaftonin problemet e shumta, Dajës i është dashur të bëj edhe pa shumë lojtarë kyç te Skënderbeu për shkak të dëmtimesh. Të gjitha këto hidhen pas, duke ndërtuar një skuadër me djemë të rinjë, që presin shansin e tyre dhe paraqiten pozitivisht në fushë.

E gjitha kjo falë skemave të ndërtuara me mjeshtëri nga Daja. Ashtu siç edhe Del Piero do të shprehej kur Juventusi ra nga Calciopoli dhe po përjetonte momentet e errëta, ku të gjithë e kërkonin legjendën e bardhezinjëve. “Nuk do të largohem në këtë moment, pasi do të mendojnë se jam frikacak”.

Shumë pyetje ka pasur edhe për Ilir Dajën, se çfarë arsye e mban ende te Skënderbeu. Pikërisht kjo, ky trajner nuk është frikacak dhe di të përballet si i barabartë dhe kur kushte nuk janë të tilla. Në studiot televizive dëgjojmë analiza dhe filozofi të ndryshme, për të treguar rolet e lojtarëve dhe gabimet e bëra në formacion, por duke harruar emergjencën në të cilën ndodhet klubi korçar. Padyshim që ky kampionat po tregon edhe njëherë se Ilir Daja duhet të dekorohet si “trajneri më i mirë” në Shqipëri i këtyre viteve të fundit, pavarësisht sesi do të vazhdojë ecuria e Skënderbeut. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online