Trajneri Dallku ka bërë disa spastrime te Prishtina, për vazhdimin e sezonit në elitën e futbollit në Kosovë. Mes tyre nuk ka shpëtuar as vëllai i Granitit dhe Taulantit, Agon Xhaka. Ky i fundit nuk po arrin të njëjtin shkëlqim me vëllezërit e tij, ndërsa ka dalë nga të rinjtë e Prishtinës.
Së bashku me Agonin janë larguar lojtarë të tjerë si Art Maloku, Ramush Ramadani, Jon Bajgora dhe Lis Ahmeti. Pas shumë largimesh, Prishtina ka nisur të mendojë edhe për afrimet e radhës. Në krye të listës qendron Oto John, i cili pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim dhe të largohet nga Skënderbeu. /Sport Ekspres/