Reali i Madridit ka bërë lëmsh kombëtaren spanjolle, pikërisht kur Botërori është në prag.
Dje klubi madrilen habiti të gjithë dhe zyrtarizuar trajnerin e ri, që do të jetë Hulen Lopetegui, trajneri aktual i Spanjës.
Një bombë që duhej kursyer, sepse tronditur keq kombëtaren dhe federata spanjolle është acaruar jo pak, aq sa sot në mesditë do të zhvillohet konferencë urgjente për shtyp.
Nuk përjashtohet largimi i menjëhershëm i Lopeteguit, i cili ka gabuar rëndë, sepse ishte në kontratë deri në 2020 me Spanjën dhe nuk është konsultua me askënd për firmën me Realin.
Edhe Reali ka bërë një gafë, sepse fare mirë mund të priste fundin e aventurës spanjolle me Botëror, për të publikuar lajmin që askush nuk e priste.