Spanja ka qenë në qendër të kritikave, Luis Enrique e sheh ndryshe nga tifozët: Nuk kam parë ekip më të mirë se ne

Spanja do të ndeshet kundër Zvicrës në 2 korrik, ku do të synojë të kalojë në gjysmëfinale të Kampionatit Europian. Luis Enrique ka folur në konferencë për shtyp për takimin e radhës dhe nuk ka ngurruar të vlerësojë kundërshtarin që do të ketë përballë.

Trajneri i andaluzianëve e sheh shumë të vështirë çerekfinalen me Zvicrën, por në fund thekson se ende nuk ka parë një skuadër të luajë më mirë se Spanja e tij. Një mendim ndryshe ky nga ai i tifozëve, të cilët e kanë vënë në qendër të kritikave Kombëtaren e tyre për shkak të paraqitjeve jo bindëse në fazën e grupeve.

“Zvicra ka kaluar dhe e mira, ose e keqja, është që të dy ekipet e njohin mirë njëri-tjetrin. Do të jetë një lojë shumë e vështirë. Si bllok është një nga ekipet më të mira në Euro, për shkak të mënyrës se si ata bëjnë presion. Do të jetë shumë e komplikuar.

Unë fola shumë mirë për Ukrainën dhe shikoni ku janë. Petkovic është një trajner i shkëlqyeshëm, ka 70 ndeshje dhe është një ekip që përpiqet për gjithçka, shumë e vështirë për tu mposhtur, si ne.

A kam parë një ekip më të mirë se Spanja? Jo”, ka thënë Luis Enrique.Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online