Trajneri zikaltër në prag të sfidës me Milanin: Mirabeli thotë që kemi frikë? Më kujton batutën “kujtohu se do të vdesësh… Tani po e shënoj!”. Ikardi i ka shpatullat e gjëra, si Ibra
“Mbrojtja? Eshtë ligji i fortë i golit. Mirabeli? Më kujton Troizin…”. Muzikë, kinema dhe… Spaleti. Në prag të derbit kundër Milanit, trajneri i Interit lëshon skuadrën drejt fitores së tetë në kampionat. “Nuk do të jenë motivime, besoj te forca e skuadrës. Për mua do të jetë privilegj që të zhvilloj derbin tim të parë të Milanos. Kam përjetuar këto ndjesi edhe në Romë, por Milano është qytet modern, edh epse e sulmuar nga traditat dhe me një derbi që po bëhet i pari në botë”.
Miku – Trajneri toskan ka qenë edhe trajner i Montelës. “Ishte një futbollist i imi, një mik. Shumë i zoti, një trajner i aftë. Thotë që 7 pikët diferencë nuk janë të vërteta? Ka të drejtë, sepse kanë bërë gjithçka ata gabim, nuk është faji ynë”. Sa i përket Mirabelit dhe frazës së tij: “Thotë që duhet të kemi frikë nga ata? E thënë kështu, duket si prifti që i thotë Troizit “kujtohu që duhet të vdesësh. Tani po e shënoj”.
Domethënie – Me 12 pikë në 7 ndeshje, Milani është në hall të madh dhe mund të jetë jashtë rruge që në fillim: “Nuk besoj. Montela do të dijë të riorganizohet, është i aftë. Milani luan më mirë se ne? Më intereson të mendoj për ndeshjen, ku zerohet çdo gjë. Më intereson fytyra e djemve të mi përpara ndeshjes. Nuk më interesojnë precedentët, kush po luan mirë ose keq. Milani është një kundërshtar i madh dhe ka rëndësi vetëm ndeshja që po vjen”. Dhe atyre që i flasin për fatin që ka pasur Interi, Spaleti u përgjigjet: “Kemi qenë edhe të pafat, por kritikat tuaja na kanë sjellë mirë”. Sekreti i suksesit? “Siç thotë Pecali, është ligji i fortë i golit. Të kesh një mbrojtje të fortë është cilësi e një skuadre”. Ikardi? “I ka krahët e mëdha, si të Ibrës. Nuk shënon në aksion që nga ndeshja me Romën? Punon edhe për skuadrën”.