Southgate merr mesazhin e veçantë, letra e Mbretëreshës: 55 vite më parë i dorëzova Kupën e Botës Bobby Moore dhe pashë..

Suksesi i jashtëzakonshëm i Kombëtares së “tre luanëve” e ka kthyer Anglinë në një vend feste për të gjithë. Arritja në finale të Euro 2020 ka dërguar në “qiellin e shtatë” të gjithë tifozët anglezë, që më në fund po shpresojnë që përfaqësuesja e tyre të ngrejë për herë të parë një Kupën e Europës. Southgate ka marrë mesazhin më të veçantë ditën e sotme, teksa vetë Mretëresha Elizabeth i ka dërguar letër trajnerit të Anglisë, ku i uron fitoren në finalen e nesërme përballë Italisë.

“Zoti Gareth Southgate, 55 vite më parë isha me fat t’i prezantoja Kupën e Botës Bobby Moore dhe pashë se çfarë do të thoshte për lojtarët, menaxhimin dhe stafin ndihmës të arrije dhe të fitoje finalen e një kometicioni madhor ndërkombëtar të futbollit. Dua t’ju përcjell përgëzimet e mia dhe të familjes sime për të gjithë ju që arritët në finalen e Kampionatit Europian, dhe t’ju dërgoj urimet më të mira për nesër me shpresën se historia do të regjistrojë jo vetëm suksesin tuaj, por edhe shpirtin, përkushtimin dhe krenarinë me të cilat ju e keni udhëhequr veten tuaj”, shkruan Mretëresha Elizabeth për Gareth Southgate./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *