Vedat Muriqi shënoi në limitet e minutave shtesë në përballjen e sotmekundër Elçesë, por goli i tij u anullua pas rishikimit të aksionit në VAR.pas përfundimit të takimit, trajneri i Majorkës ka folur për humbjen e skuadrës së tij dhe për vendimin e marrë nga arbitri për anullimin e golit të sulmuesit shqiptar.
“Epo… nuk mundem dhe nuk do të flas për arbitrimin, as për VAR-in. Sot më në fund më kapën gjyqtarët, tani e kam më të qartë se kush e vendos aty poshtë. Por nëse njeriu në VAR ju thërret, ju duhet të shkoni. Pra, nëse VAR-i nuk e thërret atë në golin e tyre, kjo ndodh sepse VAR-i është aty i ngrohtë, në kuti, nuk sheh asgjë.
Unë besoj në qëllimin e mirë të arbitrimit, e besoj vërtet. Poshtë është e vështirë, nuk i sheh gjërat dhe VAR-i është një mjet fantastik për të ndihmuar, por mendoj se këtë sezon, në kohët që ka ndërhyrë VAR-i, do të guxoja të them pa frikë se ne nuk kemi asnjë në favorin tonë. Tetë a dhjetë të gjithë kundër, do të duhet që VAR-i të ketë të drejtë”, ka thënë Havier Agirre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/