Shqipëria nuk ka mundur të marrë asnjë fitore në këto dy miqësore të muajit mars. Kuqezinjtë janë mposhtur sot me rezultatin minimale me rezultatin 1-0 nga Suedia. Shqipëria humb, por largohet me kokën lart nga Stokholmi. Pas asaj ndeshjeje të dobët ndaj Kilit, djemtë e Silvinjos reaguan në mënyrën e duhur dhe treguan se e meritojnë plotësisht pjesëmarrjen në Euro 2024. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport”.
Asllani: “Nuk shkoi që humbëm ndeshjen, por ekipi luftoi. Pas Kilit ishte morali i ulët, por sot kemi bërë një super ndeshje. Sot kam bërë një ndeshje të mirë, por këto gjëra jua lë ju gazetarëve që shkruani kush ka luajtur mirë dhe kush ka luajtur keq. Mua më intereson çfarë mendon trajneri, shokët e skuadrës dhe presidenti. Unëm und t’i luaj të gjithë rolet e mesfushës. Kisha Laçin pranë, i cili është lojtar që vrapon shumë. Por edhe unë sot besoj se kam bërë shumë kilometra. Objektivin tonë besoj se e dinë të gjithë se cili është”.
Bajrami: “Lojën e parë me Kilin e dinim që ishte kundërshtar shumë i fortë. Morëm dy gola në fund që nuk duhet t’i merrnim. Sot zhvilluam një paraqitje shumë të mirë. Por ata janë një ekip i madh dhe na shënuan. Për goditjet nga larg kështu e ka futbolli. Duhet të ushtrohemi më shumë dhe do t’i japin golat në Europian. Më pëlqen të luan më tepër si mesfushor ofensiv, por luaj edhe në krahë nëse do trajneri. Kur të kthehemi për Europianin do të jemi të gjithë gati”.
Silvinjo: “Tani është një periudhë tjetër për të provuar lojtarët. Ata janë në ankth, sepse vetëm 23 prej tyre do të shkojnë në Europian. Kemi bërë një rrugëtim të rëndësishëm në eliminatoret e Europianit. Kemi bërë vetëm një humbje kundër Polonisë dhe më pas arritëm të kualifikoheshim. Nuk kemi frikë, sepse jemi kualifikuar në Europian. Duhet të jemi shumë të kënaqur. Skuadra është akoma e re. Ka lotjarë si Bajrami, Mitaj, Asllani e të tjerë, që nuk kanë më tepër se 10 ndeshje me Kombëtaren. Edhe Muçi në një moment mund të bënte diçka më shumë, mund të bënte sulmuesin. Kemi lotarë të rinj si Hoxha e Muçolli që janë në fillimet e tyre dhe mund të japin shumë me Kombëtaren.
Ishte një ndeshje që e meritonim ta fitonim. Por nuk është momenti për të marrë rezultatin, por për t’i vlerësuar të gjithë. Kemi provuar edhe shpejtësinë e Brojës. Nuk e di nëse ishte penallti apo jo. Ishte një mundësi shumë e mirë. Është e vështirë të luash pa VAR, sepse ja si shkoi sot. Ndryshimi sot ishte shpejtësia e Brojës për të arritur te goli. Jam shumë i kënaqur me lojtarët. Ka një raport shumë të bukur me tyre. Ka një konkurencë të shëndetshme. Tani do kthehen në klubet e tyre dhe kanë 2 muaj kohë të përgatiten. Edhe raporti që ata kanë me ne, stafin teknik, është shumë i mirë. Flitet gjithmonë me ta dhe gjërat thuhen në sy. Jam i trishtuar për faktin që nuk barauam apo ta fitonim ndeshjen. Nuk kam se çfarë t’i them lojtarëve për paraqitjet. Kishi aq shumë tifozë, sa dukej që luanim në shtëpi. Duhet të vëmë shpirtin në fushë për ta”.
Mitaj: “Ishte një ndeshje shumë e mirë për ne, pavarësisht rezultatit. Rezultati nuk ishte i drejtë për ne, nuk e meritonim këtë humbje. Unë bëj në fushë atë që kërkon trajneri. Kur më kërkon trajneri të rri më shumë në mbrojtje, atë bëj. Interesimi nga Juventusi? Thjesht e di që do të vinin disa skautë nga Juventusi. Unë thjesht luaj futboll, të tjerat ndodhin jashtë fushës.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/