Egnatia ka arritur që të fitojë me shifrat 2-1 kundër Lacit. Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Tetova merr kreun e Superiores, së bashku me Tiranën. Goli i parë u gjend nga Dëamena në minutën e 11. Me nisjen e pjesës së dytë, ishte Spahiu që dyfishoi shifrat. Të gjithë e menduan ndeshjen e mbyllur dhe Tetova nisi të bëjë disa ndërrime, duke kursyer edhe Dëamenan që u ul në stol.
Por Laci u rikthye në lojë falë një goditje nga distanca të Ujkas, që u shoqërua me një top të devijuar, duke përfunduar në rrjetë në minutën e 83. Shumë raste të shpërdoruara nga Egnatia në fundin e takimit, megjithëse Laci nuk kishte forcë reagimi. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:
Tetova: “Në tërësi jam i kënaqur vetëm me tre pikët nga ndeshja. Duhej të kishim zhvilluar një ndeshje më të mirë. Egnatia do të luajë për të shkuar në Final Four. Më pas do t’i shikojmë sesi do të na shkojnë gjërat. Do t’i marrim ndeshjet një nga një, por kryesorja për ne është që te jemi te katër më të mirat”.