“Sot ishte test karakteri, nuk kishim marrë 3 fitore rresht“, Shehi për hapin fals të Partizanit: Herë luajmë ne, herë kundërshtari i pari

Tirana e ka mbyllur fazën e dytë të kampionatit në krye të klasifikimit. Bardhelbutë kanë mposhtur Erzenin me rezultatin 2-0 në stadiumin “Niko Dovana“. Ishte Hasani ai që i dha tre pikët kryeqytetasve, duke e dërguar topin dy herë në portën e shijakasve. Pas përfundimit të ndeshjes trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Ti Bo Gol“ në “Oversport“.

Shehi (Tirana): “Që ishte një ndeshje e vështirë e dinim. Skuadër (Erzeni) shumë e fortë, agresive, me shpirt gare. Mos të harrojmë që kishin 26 pikë, vetëm 5 pikë pas nesh. Ishte një situatë e vështirë për ne. Dy lojtarët e afruar rrezikonin të mos na federoheshin. Mos të harrojmë që në momentin e fundit iku Xhixha, iku Limaj. Nga ana e karikimit të skuadrës, asnjëherë nuk kishim bërë 3 fitore rresht në këtë kampionat. Ky ishte një test karakteri. Një test karakteri për të provuar i arrijmë dot këto objektiva apo jo. Lojtarët janë të ndërgjegjshëm që na pret një rrugë e gjatë përpara dhe duhen vlerësuar kundërshtarët. Kampionati kështu është, herë luajmë ne të parët, herë luan kundërshtari.“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *