“Sot festojmë identitetin”! Granit Xhaka nuk e harron origjinën: Gëzuar 28 nëntorin shqiptarë të dashur

Sot feston Shqipëria! Shumë lojtarë me origjinë shqiptare kanë bërë dedikimet dhe urimet e tyre për këtë festë të veçantë për vendin tonë. Mes tyre futet edhe Granit Xhaka, një lojtar me CV të pasur që ka qenë pjesë e Arsenalit dhe së fundmi e Leverkusen.

Madje edhe me ekipin gjerman ka fjalën e parë jo vetëm në Gjermani, por edhe në të gjitha vendet e tjera europiane. Një dedikim i bukur ka ardhur nga Granit Xhaka për festën e sotme në rrjetet sociale ku shkruan: “Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 nëntorin, shqiptarë të dashur”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/