Sa herë që përmendet Juventus, pa dyshim që në kujtesë vjen edhe emri i Alesando Del Pieros. Ish-numri 10 i bardhezinjve ka mbetur një ikonë e “zonjës së vjetër”, fanellën e së cilës e ka mbajtur veshur për vite me radhë dhe me shiritin e kapitenit në kraj ka udhëhequr ekipin drejt shumë trofeve.
Por me sa duket ish-sulmuesi juventin është një nga pengjet më të mëdha të Adriano Galianit. Ish-drejtori sportiv i Milanit është rrëfyer së fundi se pendesat e vetme në peridhën kur ishte në detyrë te kuqezinjtë mbeten Del Piero dhe Cristiano Ronaldo. Njëri ish-futbollist i Juventusit, ndërsa tjetri prej dy vitesh mban veshur fanellën bardhezi.
“Kam dy pengje nga vitet e mi ate Milani. Njëri është Del Piero, të cilin mund ta merrnim nga Padova dhe tjetri është Cristiano Ronaldo nga Sportingu i Lisbonës. Totti? Nuk e konsideroj një pendim pasi ai kurrë nuk donte të largohej nga Roma. U përpoqëm po asnjëherë nuk i shkuam pranë”, ka deklaruar Galiani. E megjithatë Del Piero ka shkruar histori te Juventusi dhe për tifozët e klubit torinez e vështirë është ta imagjinojnë idhullin e tyre me fanellën e Milanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/