“Sot erdhi qershia mbi tortë”, trajneri i Moncës flet pas fitores ndaj Milanit: Do të ishte mëkat po të mos e fitoja

Monca ka mposhtur Milanin me shifrat 4-2. Dy gola të shënuar në minutat shtesë vulosën humbjen e kuqezinjve. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Moncës është shprehur në konferencë për shtyp se sot mori një mbrëmje të përsosur nga lojtarët e tij. Paladino ka veçuar minutat e fundit të takimit, të cilat i cilëson si mjaft emocionuese.

“Kisha kërkuar ndeshjen e përsosur dhe erdhi mbrëmja e përsosur. Sot erdhi qershia mbi tortë. Në fund ishte shumë emocionuese. U zemërova pak në fund, do të ishte një mëkat po të mos e fitoja”, ka deklaruar ndër të tjera Rafaele Paladino./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *