Sokol Cikalleshi! Ndoshta vlera e tij nuk kuptohet shumë nga tifozët e futbollit, por çdo specialist e dallon mbi të gjithë të tjerët. I ftuar në emisionin “Koha Shtesë”, ku u diskutua gjithçka në lidhje me Kombëtaren, Heset Quza kishte këtë vlerësim për Cikalleshin. (Emisionin e plot në Koha Shtesë e gjeni në linkun më poshtë)
“Silvinjo ka dhimbje koke për sulmin, por dhimbje të tilla të ketë gjithmonë. Sokol Cikalleshi është fenomenal. Për mua është te 5 sulmuesit më të mirë në Europë për presion te kundërshtari. Nëse ndonjë trajner do të drejtonte ndonjë ekip të madh dhe do të kërkonte shumë presingun, Cikalleshi do të ishte fiks për të”, tha Quza. /Sport Ekspres/