Dritan Mehmeti është i ftuar në studion e “Ora Sport“ në “Ora TV”. Trajneri i Partizanit ka folur për merkaton e të kuqve, duke u shprehur se në nuk do të dëshironte të kishte lojtarë të huazuar në ekip. I pyetur për një largim të mundshëm të Skukës, Mehmeti ka thënë se sulmuesi ka ende nevojë për punë, duke i zbehur kështu shanset për një transferim të mundshëm, pavarësisht se ishte zbulimi i sezonit.
“Largimi i Skukës? Skuka ka akoma nevojë për punë. Është një lojtar i ri i talentuar. Është pjesë e klubit nëse ka oferta. Është pjesë që s’më takon mua. Kemi vendosur të bëjmë një mbledhje me presidentin dhe do diskutojmë edhe për lojtarët e huazuar. Mendoj që Partizani nuk duhet të ketë lojtarë të huazuar“, ka deklaruar Dritan Mehmeti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/