Ekipi i Teutës bën firo këtë merkato vere. Skuadrat e kampionatit të Kosovës “bastisin” durrsakët. Pas Krasniqit, Rustem Hoxhës dhe Frashërit një tjetër kampion është pranë largimit nga “djemtë e detit”. Bëhet fjalë për futbollistin Erando Karabeci.
Ky i fundit lë ekip kampion për të veshur fanellën e një tjetër klubi kampion. Karabeci kthehet te ngjyrat bardheblu, por këtë herë i përkasin një tjetër kryeqyteti, Prishtinës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/