Skuadra italiane kërkon të përforcojë sulmin, një lojtar shqiptar mund të vihet nën urdhërat e Shevçenkos

Xhenoa gjendet në një pozitë të vështirë në tabelën e renditjes, pasi këtë sezon është duke lu.ftuar për të siguruar mbijetesën. Sulmi i skuadrës italiane ka çaluar deri më tani, prandaj drejtuesit do të shfrytëzojnë merkaton e janarit për të përforcuar këtë repart.

Sipas mediave italiane një alternativë e mundshme është ajo e Veton Berishës, vëllait të Valon Berishës. Sulmuesi shqiptar luan me ekipin e Vikingëve në Norvegji, ku e mbylli kampionatin në vendin e tretë. Një pozicion të tillë mban edhe në listën e golashënuesve me 22 gola të realizuar. Marrëdhënia e Berishës me portën duket mjaft e mirë, për këtë arsye në Xhenoa po mendojnë për ta vënë nën urdhërat e Shevçenkos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *