Rasti ideal për trofeun, që korçarët nuk e kanë fituar asnjëherë në histori. Shehi dëshiron të ngrejë lart para se të varë këpucët në gozhdë”
Leonard Trebicka
Skënderbeu-Laçi është finalja e Kupës së Shqipërisë, që luhet mbrëmjen e sotme në Elbasan Arena. Skënderbeu, kampione në fuqi i Superiores, ka rastin ideal për ta marrë këtë trofe, që në 5 finalet e mëparshme nuk ka mundur asnjëherë ta fitojë. Korçarët janë më të etur se kurrë më parë për ta sjellë në qytetin juglindor Kupën e Shqipërisë. Ata e kanë vlerësuar maksimalisht Laçin kundërshtar, por kanë më shumë arsye të triumfojnë sot në mbrëmje. Ja disa prej tyre:
HISTORIKE – Arsyeja e parë që trofeu të vijë sot në Korçë është se Skënderbeu nuk e ka fituar asnjëherë, ndërsa kurbinasit e kanë provuar këtë shije. Skënderbeut i mungon trofeu i Kupës së Shqipërisë në arkivin e tij. Ka dështuar në 5 finale, por sot ka shansin ta bëjë thyejë mallkimin, duke bërë bis trofesh. Të gjithë në kampin korçar janë shprehur të bindur se sezoni aktual është ideali për të marrë të dy trofe. E kanë konsideruar kupën qershinë mbi tortë dhe motivimi është më i madh se kurrë te Skënderbeu.
SHEHI – Arsyeja e dytë pse Skënderbeu duhet të fitojë sot ka të bëjë me emrin e legjendës së portës, Orges Shehit. Gardiani durrsak sot luan ndeshjen e fundit me fanellën e Skënderbeut dhe e dëshiron edhe këtë trofe me korçarët, para se të varë këpucët në gozhdë”. Me shiritin në krah, kapiteni i Skënderbeut do të ishte shumë i lumtur, nëse sot në mbrëmje do të ngrinte lart edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.
UJQËRIT-KORÇA – Në Elbasan Arena pritet të jenë të shumtë tifozët korçarë. “Ujqërit e dëborës janë përgatitur për këtë finale dhe duan që edhe ata më në fund të prekin edhe trofeun e munguar. Ata kanë shumë besim se beniaminët e tyre do tu falin një tjetër kënaqësi, pas titullit të radhës. Ujqërit do ta bëjnë të vetën, në mbështetje të ekipit të zemrës, por nuk duan të kthehen në Korçë pa e fituar edhe Kupën e Shqipërisë. Po ashtu, edhe qyteti i Korçës, e meriton një Kupë të Shqipërisë në këtë periudhë të qartë që po përjeton me futbollin. E gjithë Korça është me sy e veshë në Elbasan, duke pritur trofeun e dytë për nga rëndësia.
TAKAJ – Edhe presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, deri tani ka fituar shumë tituj, Superkupën dhe ka provuar edhe grupet e Europa League, por asnjëherë Kupën e Shqipërisë. Edhe ai pret që sot në mbrëmje ekipi tia dhurojë këtë trofe. Të tijtë nuk mund ta zhgënjejnë.
HEGJEMONIA – Një tjetër arsye, që Skënderbeu synon të dalë fitues në Elbasan, është ajo për vendosur hegjemoninë e tij në futbollin shqiptar, duke i marrë të dy trofetë. Ka fituar titullin, sulmuesi i tij, Ali Soue, ka fituar Këpucën e Artë”, tani kërkon edhe kupën. Skënderbeu nuk ka ndërmend të falë.
DAJA – Trajneri kampion i Skënderbeut, Ilir Daja, e ka thënë pak ditë më parë se e ka ambicie personale fitimin e Kupës së Shqipërisë, pasi nuk e ka fituar edhe ai më parë këtë trofe. Sot është rasti ta fitojë.