Skënderbeu riniset, kthehen dy futbollistë “të harruar”

Më në fund, pas shumë ndeshjesh që në verë, Skënderbeu u është gëzuar thuajse 2 javësh pushim, ndërsa sot u është rikthyer sot përgatitjeve për kampionat në ‘Tropikal Resort’ në Durrës.

Kryesuesit do të vijojnë përgatitjet deri më 6 janar aty, ndërsa më pas do të zhvendosen në Antalia për përgatitjet dimërore.

E reja e këtij fillim viti ishte kthimi në fushë i dy futbollistëve të dëmtuar prej shumë kohësh, sepse kane nisur stërvitjen me grupin edhe Leonit Abazi dhe Argjend Malaj. Të dy lojtarët janë rikuperuar plotësisht pas ndërhyrjeve kirurgjikale dhe i janë ribashkuar grupit bardhekuq. Të dy mesfushorët nga Kosova mungojnë që prej muajit maj të vitit 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *