Klubi i Skënderbeut ka reaguar zyrtarisht pak minuta më parë për vendimin e marrë nga CAS për të mos e ndryshuar vendim e UEFA-s, duke lënë në fuqi pezullimin edhe për këtë edicion. Juglindorët sqarojnë se vendimi është i vlefshëm, vetëm për sezonin aktual, duke theksuar se është besimplotë se në fund do të jenë ata që do të triumfojnë nw betejën me UEFA-n.
“Sot, 14 qershor 2018, CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) ka marrë vendim dhe ka refuzuar kërkesën e KF Skënderbeut, për pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të Apelit të UEFA-s.
Kjo nënkupton refuzimin e kërkesës për të marrë pjesë në kompeticionet europiane deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga CAS.
Për të sqaruar opinionin publik, CAS ka refuzuar vetëm kërkesën për pezullimin e efekteve ndërkohë që është pranuar apelimi i vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s. Vendimi përfundimtar do të merret në muajt në vazhdim. Klubi dhe zyra ligjore mbetet besimplotë se vendimi përfundimtar do të jetë në favor të KF Skënderbeut.
Me respekt,KF Skënderbeu” përfundon reagimi i Skënderbeut.