Skënderbeu ka marrë një tjetër fitore me vlerë të madhe. Këtë herë ekipi i Memellit ia ka dalë në Berat, duke mundur Tomorin me shifrat 0-1. Goli i vetëm i takimit ka ardhur nga ana e Pusit, që shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë nga penalltia.
Në këtë ndeshje nuk ka munguar tensioni mes dy ekipeve dhe njëkohësisht polemikat për vendimet e arbitrit. Ajo që ka rëndësi është fakti se korçarët triumfuan dhe tani i bashkohen Dinamos në vendin e parë me 11 pikë të grumbulluara, por me një ndeshje më tepër të zhvilluar. /Sport Ekspres/