Skënderbeu luajtu sot miqësoren e fundit në Turqi, kundër kazakëve të Aktobes. Trajneri Ilir Daja provoi formacionin e vet më të mirë, por me ndryshimin se në vend të Souesë debutoi Emiljano Vila.
Mesfushori është pritur me mosbesim nga tifozët e Skënderbeut, aq më shumë që vjen nga Partizani, por si për ironi të fatit pikërisht ai shënoi golin e parë të ndeshjes, në minutën e 16-të.
Në pjesën e dytë u kryen ndërrime të shumta dhe fillimisht barazoi Aktobe, por 5 minuta para fundit mesfushori i talentuar Demte gjeti golin e fitores së parë turke për Skënderbeun, që tani e tutje do të mendojë për rifillimin e Superiores.
Aktobe 1-2 Skënderbeu
Shënues: Kakimov 77′ / Vila 16′, Demte 85′
Skënderbeu – Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, Vila, James.