Skënderbeu dhe Europa, KAS vendos në fillim të qershorit

Ditët e para të muajit të ardhshëm, pra pas një jave, Skënderbeu mëson verdiktin final të pjesëmarrjes në Europë. Takaj dhe drejtuesit të bindur te fitorja që në përgjigjen e parë në KAS

Leonard Trebicka

 

Skënderbeu e ka çuar çështjen e dënimit të UEFA-s në KAS dhe ky është tashmë lajmi që është përhapur me shpejtësi në qytetin juglindor. Një gjysmë fjale e tha edhe përpara disa ditësh në momentin e festës së titullit kampion edhe presidenti Ardjan Takaj, por mësohet se ka disa ditë që zyra juridike e ka çuar apeluar dënimin që i dha UEFA Skënderbeut. Nga ky moment ka filluar “lufta” e vërtetë mes Skënderbeut dhe UEFA-s: dhe edhe pse nuk mund të themi dot se kur do të jetë verdikti final, “lufta” e parë do të jetë pas disa ditësh. Kjo, pasi në ditët e para të muajit qershor mësohet se KAS së pari do të japë një përgjigje përfundimtare në lidhje me Skënderbeun. Përgjigja do të jetë nëse kampionët do të luajnë apo jo në Champions League këtë verë. Burime pranë klubit bardhekuq bëjnë me dije se këtë kërkesë e ka bërë edhe vetë Skënderbeu dhe kryesisht avokatët që po merren me këtë çështje, ndërkohë që në datën 19 qershor mësohet se do të hidhet edhe shorti i Champions League.

AFATET – Datat 1-3 qershor janë datat vendimtare kur do të jepet edhe verdikti final dhe KAS është ai që vendos përfundimisht. Përgjigja e KAS-it do të jetë verdikti final në këtë përgjigje të parë që do të marrë Skënderbeu. Takaj beson verbërisht se Skënderbeu do të marrë pjesë në Champions, pasi në fund të fundit nuk ka asnjë arsye që të mos marrë pjesë, pasi çështjet po ndiqen hap pas hapi. Këtë mendim kanë edhe avokatët e Skënderbeut dhe të gjithë te bardhekuqtë besojnë verbërisht. Tani mbetet java e ardhshme për të mësuar fjalën e fundit, e cila do të zgjidhë përfundimisht edhe këtë ngërç, ku pret me ankth edhe Partizani, skuadra “armike” e Skënderbeut, pasi nëse Skënderbeu nuk luan do të jenë të kuqtë ata që do të marrin pjesë në Europë.

KAS – Teksa përgjigja e parë për UEFA-n në lidhje me Skënderbeun do të jetë javën e parë të qershorit, më pas Skënderbeu do të fillojë çështjen e dënimit që ka marrë nga UEFA prej 10 vitesh pezullim dhe një gjobë prej 1 milion euro. Kjo çështje sipas korçarëve do muaj të tëra që të gjykohet dhe të marrë një përgjigje të fundit edhe për atë se Skënderbeu nuk pranon kurrsesi që kjo çështje të bëhet e përshpejtuar. Takaj ka thënë nga muaji tetor pritet të merret një vendim i formës së prerë, ndërkohë që ka zëra se mund të jetë edhe fundi i këtij viti ai që do të zbulojë vendimin e KAS. E rëndësishme është që avokatët e Skënderbeut po merren intesivisht me këtë çështje dhe kanë paraqitur prova të pakundërshtueshme në KAS se Skënderbeu është i pafajshëm dhe dënimi që i është dhënë nuk ka si të arsyetohet në bazë ligjore në lidhje me masën e dënimit. Edhe për këtë duhet pritur, por që Skënderbeu për të arritur së pari te vendimi final, do të duhet të bëjë disa seanca, ku korçarët do të thërriten për dëgjesë edhe nga KAS, apo siç do të thërriten edhe në zyrat e pajtimit në KAS ku në krah të Skënderbeut do të jetë edhe UEFA që dënoi Skënderbeun dhe do të pyeten sërish nëse mund te arrijnë një marrëveshje. Minimumi muaji tetor do të jetë muaji vendimtar, por që deri atëherë është shumë shpejt dhe nëse Skënderbeun, KAS-i javën e ardhshme do ta lejojë që të luajë në Champions League do të jetë një hap i madh ky drejt fitimit edhe në lidhje me dënimin, të gjitha këto sipas vetë drejtuesve të klubit bardhekuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *