Skënderbeu bezdiset nga mediat: Merkatoja dhe presidenti, shumë lajme false!

Skënderbeu mbetet klubi që prodhon më shumë lajme për mediat, pasi përveç rezultateve të shkëlqyera në fushë, ka gjithnjë lëvizje në merkato dhe natyrisht lufta me UEFA-n është një histori me rëndësi të jashtëzakonshme. Kjo bën që interesimi nga mediat të jetë maksimal, por klubi korçar është shqetësuar nga lajmet e publikuara kohët e fundit, aq sa ka dalë sërish me një qëndrim zyrtar, duke kërkuar kujdes me lajmet e publikuara në lidhje me merkaton, ndërsa sqaron se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me ato që shkruhen për ndonjë largim të presidentit Takaj.

 

DEKLARATA E SKËNDERBEUT

Duke marrë shkas nga shkrimet e publikuara gjatë këtyre ditëve në median e shkruar dhe online ftojmë përfaqësuesit e mediave të jenë me korrektë për sa i përket lajmeve mbi Klubin e futbollit ‘Skënderbeu’.

– Së pari kërkojmë të mos abuzohet me merkaton dhe shifra të cilat nuk ekzistojnë dhe së dyti dëshirojmë të sqarojmë mediat dhe opinionin publik se klubi ka kërkuar pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s dhe në momentin që do të ketë një vendim nga CAS do ju informojmë ndaj lutemi të mos keqpërdoret ky moment për të krijuar lajme të cilat nuk ekzistojnë.

– Gjithashtu kërkojmë nga media të caktuara të mos abuzojnë me të ardhmen e presidentit Ardjan Takaj dhe stafit bardhekuq. Presidenti është totalisht i bindur tek pafajësia e plotë dhe ka marrë garancinë nga zyra ligjore që po merret me çështjen se gjithçka do të mbyllet me sukses ndaj kërkojmë prej jush të mos abuzoni dhe krijoni situata të cilat cenojnë ambientin bardhekuq.

– Ndryshe nga çfarë media po pasqyron për interesa të caktuara, KF Skënderbeu po punon i qetë për të përforcuar ekipin në kuadër të pjesëmarrjes në kompeticionet europiane.

E ardhmja i përket vetëm Skënderbeut.

– Nëse mediat kanë ndonjë paqartësi lidhur me merkaton dhe çështjen e dënimit mund të kërkojnë informacion paraprak pranë zyrës së shtypit.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *