SKANDALOZE/ Tifozët grekë mbështesin terrorristët serbë, thërrasin në kor në stadium: Kosova është Serbi

Një veprim skandaloz është regjistruar mbrëmjen e sotme në Athinë. Gjatë zhvillimit të sfidës Olimpiakos-Aris Selanik, tifozët grekë kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për terroristët serbë që qëlluan për vdekje Afrim Bunjakun, punonjës i forcave të policisë së Kosovës.

Ultrasit e Olimpiakosit kanë shpalosur një baner, ku shkruhej: “Kosova është Serbi“. Gjithashtu, tifozët kanë thërritur në kor shprehjen “Kosova është Serbi“. Një akt tërësisht i patolerueshëm për të cilin UEFA duhet të marrë masat e duhura./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *