Skandali tjetër godet Francën/ I përfshirë edhe Griezman, Dembele tallet me japonezët: Shiko çfarë fytyra të shëmtuara kanë

Një tjetër skandal ka plasur te Franca që pasi mori goditjen e madhe me eliminimin nga Zvicra, pasi u zbuluan sherret e ndryshme mes lojtarëve dhe familjarëve, këtë herë shfaqin problemin tjetër. Video që po qarkullon së fundmi i përket vitit 2019 kur Dembele dhe Griezman gjendeshin në grumbullim me Barcelonën dhe morën pjesë në një turne veror në Japoni.

Të gjendur në hotel, futbollistët kishin problem me lojën PES. Për këtë arsye i kërkuan ndihmë stafit të hotelit që ta rregullonin dhe që të kishin mundësi për të luajtur. Por menjëherë do të niste përqeshja nga Dembele që po bënte videon në ato momente, ndërsa thotë në frëngjisht: “Të gjithë këta janë me fytyra të shëmtuara. A nuk kanë turp? Çfarë gjuhe të prapambetur flasin këta? Sikur duhet të ishin vend i zhvilluar”.

Fokusimi ishte tek japonezët, ndërsa nga ana tjetër edhe Griezman nuk ngelet pas duke mbajtur lojën e talljes së shokut të tij. Kjo video daton në vitin 2019, por është bërë publike menjëherë pasi Franca ndodhet në qendër të skandalit pas eliminimit nga Zvicra. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *