Skandali në La Liga! VAR heq keq vijën e pozicionit jashtë loje, i vjedh hapur golin dhe fitoren kësaj skuadre

Përfundoi me skandal java e 24-të e La Ligës. Në ndeshjen Osasuna–Celta Vigo, arbitri pas ndërhyrjes së sistemit VAR, gabimisht anuloi golin për vendasit. Në ndeshjen e së hënës në Estadio El Sadar pati një rivalitet mes Osasunës dhe Celta Vigos. Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 0-0.

Pavarësisht rezultatit pa gola, ndeshja shkaktoi shumë emocione. Në minutën e 73-të, Chimy Avila, lojtar i Osasunas, tundi rrjetën Megjithatë, ky gol pas verifikimit me VAR nuk u njoh, sepse sistemi pa një pozicion jashtë loje në këtë situatë.

Siç rezultoi, gjyqtari i VAR-it ka shënuar gabimisht vijën jashtë loje nga bërryli i Avilës dhe jo nga supi i 29-vjeçarit. Kjo bëri që arbitri, Jose Sanchez, të merrte vendimin e gabuar për të anuluar golin e Osasunës. Nëse vija do të ishte tërhequr si duhet, vendasit mund të kishin shijuar fitoren. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *