Në ditën e djeshme ka ndodhur një skandal i madh në ndeshjen e 1/8-ave për Kupën e Afrikës. Comoros është përballur kundër Kamerunit, ndërsa përpara stadiumit në Juande kanë humbur jetën 7 persona.
Ky është njoftimi i mediave, teksa LSI Africa pretendon se në rrëmujën e madhe teksa shumë persona po tentonin që të hynin në stadium, 7 persona kanë nëdërruar jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur. Të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt spitalit në Mesassi, që është vetëm 3 km larg nga vendi i ngjarjes. /Sport Ekspres/