Si një skandal i madh është përshkruar ajo që ndodhi në takimin mes Realit të Madridit dhe PSG-së. Kur rezultati ishte 1-0 falë golit të Benzemas dhe ishte minuta e 45, Ikardi është penguar nga ana e Courtouis brenda zonës. Arbitri Dias nuk e ka parë saktë ndërhyrjen dhe e ka akorduar si faull jashtë zonës, duke i dhënë të kuq portierit të Realit të Madridit.
Por më pas do të ndërhynte VAR-i dhe pritej që polemika të merrte fund. Megjithatë Dias merr një vendim që askush nuk e priste, duke i hequr kartonin e kuq dhe duke mos e dhënë as penalltinë. Kjo pasi arbitri ka dhënë një faull në nisje të aksion për Marcelon, megjithëse ishte afër saj dhe lejoi vazhdimin e lojës. Pavarësisht kësaj, PSG do të arrinte të barazonte me rezultatin 2-2. /Sport Ekspres/
https://twitter.com/mario_sab/status/1199430236162707456
Asi así GANA EL REAL VARDRID…. Ya corrompieron el VAR. Lamentable pero es lo mismo de siempre. pic.twitter.com/rfPELZwVa8
— HERNAN GUZMAN P. (@MauroTroP) November 26, 2019