Skandali/ Kapiteni i Serbisë refuzon të mbajë shiritin për Turqinë pas tërmetit, Sneijder zbulon paturpësinë e madhe

Tërmetet shkatërruese në juglindje të Turqisë dhe në veri të Sirisë ndodhën të hënën e kaluar dhe për fat të keq tashmë numri i personave që ndërruan jetë ka kaluar mbi 40 mijë, çka flet shumë për fatkeqësinë që ka goditur këto dy vende.

Shumë vende të botës dërguan ndihma në Turqi dhe Siri pa u menduar në formë ekipesh shpëtimi, por edhe ndihma humanitare, e cila u nevojitet shumë atyre që mbetën pa shtëpi brenda natës.

Gjithashtu, shumë klube iu bashkuan aksionit të mbështetjes dhe grumbullimit të parave që do të përdoren për ndihma humanitare për ato vende.

Kështu drejtuesit e Federatës së Futbollit të Holandës vendosën që këtë fundjavë kapitenët e klubeve të atij vendi të mbajnë shiritat specialë në ndeshjet e tyre në shenjë mbështetjeje për popujt e Turqisë dhe Sirisë.

Mirëpo, edhe një gjest i tillë humanitar nuk mund të kalonte pa skandal. Në qendër të vëmendjes ishte ish-lojtari i Holandës, Wesley Sneijder, i cili ishte i ftuar në një emision kushtuar Champions League.

Sneijder dikur ka veshur fanellën e Galatasaray-t dhe sigurisht që është i lidhur me Turqinë, teksa nuk e fsheh se sa është prekur nga tragjedia që i ndodhi atij vendi, por edhe Sirisë.

Ish-mesfushori i Interit i habiti të gjithë në studio kur vendosi në tavolinë shiritin e kapitenit që kapitenët e klubeve holandeze mbanin në fundjavë, por i tronditi të gjithë kur zbuloi se Dushan Tadic, njëkohësisht kapiteni i Serbisë, ishte i vetmi që nuk e kishte në krah.

Të dielën, Ajax luajti në shtëpi kundër Waalwijk dhe fitoi 3:1, ndërsa rezultoi se Tadic ishte i vetmi kapiten i të gjitha klubeve holandeze që nuk mbante shiritin e kapitenit kushtuar popullit të Turqisë dhe Sirisë.

“Të gjithë kapitenët në ligën tonë më të fortë këtë fundjavë mbanin shiritin e kapitenit kushtuar popullit të Turqisë dhe Sirisë. Të gjithë përveç Dusan Tadi? nga Ajax sepse nuk donin ta bënin”, tha Sneijder mbrëmë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *