Një shembull aspak i bukur vjen nga ana e ish-kapitenit të Rusisë, Roman Shyrokov, lojtarit që ka fituar shumë dhe ka arritur suksese me Zenitin në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në një ndeshje amatore në turneun e Kupës së famshme të Moskës, Shyrokov ka dalë tërësisht nga vetja. Gjyqtari Nikita Danchenko vendosi për një faull brenda zonës të shkaktuar nga Shyrokov, por ky i fundit nuk ishte aspak dakort me vendimin e arbitrit, duke e sulmuar atë verbalisht.
E nga ana tjetër Dancheno nuk mund t’ia lejonte vetes që të frikësohej, duke nxjerrë menjëherë kartonin e kuq. Në atë moment ka qenë Shyrokov që ka nisur goditjet ndaj arbitrit për kaluar limitin. Arbitri i takimit ka shkuar në spital duke bërë disa qepje dhe ka dalë prej andej pas 4 orësh. /Sport Ekspres/
????????? ????? ? ???? pic.twitter.com/SlOD1s6I0s
— ??????? ?????? (@edim_sport) August 10, 2020