Një ngjarje skandaloze është regjistruar në fundin e takimit ku Partizani u ndesh me Teutën. Kjo përballje ishte e vlefshme për javën e 9 të kampionatit shqiptar të basketbollit. Kështu, trajneri i Teutës, Melzin Lazimi është dhu.nuar nga basketbollisit i Partizanit, Arbër Babasuli.
Por çfarë ndodhi? Gjithçka nisi në fund të takimit (74-71), kur një basketbollisti i Partizanit, po konfliktohej me një basketbollist të Teutës dhe trajneri Lazimi shkon për ti ndarë. Aty Babasuli go.det bruta.lisht me grush.t Lazimin, që ka pësuar frakturë në hundë.
Në ambientet e pallatit të sportit “Asllan Rusi”, mungonin forcat e policisë, kriter i domosdoshëm për organizimin e ndeshjes. Sipas Ora Neës trajneri Melzim Lazimi ka bërë denoncim në komisariatin numër 2 në Tiranë për Arbër Babasulin, i cili u zhduk menjëherë pas incidentit.
KS Teuta dënon ashpër aktet e dhunës dhe kërkon nga organet kompetent zbardhjen e ngjarjes. Sporti ka mision bashkimin e vlerave njerëzore dhe jo përçarjen dhe skandalet.KS Teuta gjithnjë ka mbështetur dhe do të mbështesë rregullat në këtë sport, dhe fair-play.
View this post on Instagram