Skandal/ Tre gishta dhe këngë për Kosovën, Djokoviç shpërthen dhe e quan të Serbisë pas fitores

Novak Djokoviç është një nga tenistët më të njohur dhe më të suksesshëm. Këtë herë ka arritur të fitojë ATP Cup bashkë me kolegët serbë, Troicki, Lajoviç, Zimonjic. Atje kanë përfaqësuar Serbinë, ndërsa kjo Kupë ishte më së shumti përgatitje për “Australian Open”.

Por Djokoviç ka marrë gjithë vëmendjen për skandalin e bërë pas fitores. Teksa ishte duke festur së bashku me grupin e tij kanë hedhur në rrjetet sociale një moment teksa këndonin këngën “Vidovdan 1389”, atje ku përmendet edhe Kosova si një pjesë e Serbisë.

Nën vargjet nacionaliste serbe, Djokoviç dhe kolegët e tij këndojnë: “Kudo ku shkoj, unë do kthehem përsëri tek ju, kush do të largojë, nga shpirti im o Kosovë”. Gjithashtu edhe në fotografinë e bërë pas fitores, nuk është lënë pa u bërë shenja me tre gishta që legjitimojnë përgjakjen dhe masakrat që kanë bërë serbët në histori. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/nasa_czv/status/1216396559677607937