Tetë futbollistë të kombëtares meksikane, 30 prostituta dhe festë ku menuja kishe seks dhe alkool për të tërë. Nuk mund të niste më keq Kupa e Botës për Meksikën, që pas pak ditësh do të transferohet në Rusi.
Sipas revistës meksikane “TV Notas”, pas miqësores së fituar 1-0 ndaj Skocisë në stadium legjendar Azteca, lojtarët e Meksikës e kaluan natën në shoqërinë e prostitutave, deri në mëngjes.
Lojtarët e përfshirë janë Oçoa, Salsedo, Herrera, Gajardo, Raul Himenez, Marko Fabian dhe Xhovani e Honatan dos Santos.
Më 9 qershor Meksika do të luajë miqësoren e fundit, në Danimarkë, ndërsa më 17 qershor e ka radhën ndeshja hapëse kundër Gjermanisë.