Një skandal ka përfshirë Serinë A në Brazil. Investigimet e fundit kanë nxjerrë në dritë trukime të ndeshjeve në elitën e futbollit brazilian. Shifrat janë të larta, teksa 25 ndeshje janë trukuar në 5 sezonet e fundit. Futbollisti Victor Ramos është akuzuar për kurdisje të takimeve të futbollit.
Futbollisti i Chapecoense-s ka përfituar shuma parash deri në vlerën 10 mijë euro në mënyrë që të lejonte pësimin e golave si dhe të ndëshkohej me kartonë të verdhë apo të kuq. Përfshirja deri në këtë farë mase e Serisë A ka bërë që në Brazil të shqetësohen për integritetin e garës në ligat më inferiore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/