Ish-mbrojtësi legjendar i Liverpulit, Xhemi Karrager, është pezulluar nga Sky Sports, pasi një video është publikuar ku ish-ylli i Liverpulit dhe Anglisë pështynte drejt një vajze në një makinë afër makinës së tij.
Analisti i Sky Sports kishte përfunduar së komentuari humbjen 2-1 të Liverpulit në Mançester, fundjavën e shkuar, ndërsa më vonë u përfshi në një debat me një tifoz, i cili ishte vajzën 14-vjeçare në makinë.
Karrager uli xhamin e makinës dhe tifozi i tha: “Pa fat, Xhemi. 2-1”.
Karrager reagoi keq, duke nxjerrë kokën nga dritarja dhe duke pështyrë drejt makinës tjetër, me pështymën e tij që shkoi te vajza e ulur në vend të parë në makinën e tifozit.
Në mbrëmje Karrager kërkoi falje me një postim në Twitter, duke e pranuar se nuk kishte justifikim për sjelljen e tij, ndërkohë që edhe një televizion danez ka hequr dorë nga bashkëpunimi me Karrager për sfidës mes Mançester Junajtid dhe Seviljes të martën.