Skandal/ Kosova fton një lojtar serb në Përfaqësuese, nuk vjen në grumbullim

Një skandal i madh vjen nga Kosova, atje ku një lojtar serb është ftuar në përfaqësuese. Këtu flasim për grupmoshën U-19 ku në listën me 24 lojtarë të grumbulluar ishte edhe lojtari Ilija Iviq.

“Zëri.info” shkruan se lojtari është me prejardhje serbe dhe vjen nga komuna e Graçanicës. Por futbollisti 17-vjeçar nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi pasi ndodhet në Antalia me skuadrën e Flamurtarit që është pjesë e kampionatit në Kosovë.

Padyshim që ky vendim për të thirrur një lojtar të tillë mbetet i çuditshëm, kur dihen prurjet dhe talentet në Kosovë dhe Shqipëri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *