Një skandal ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme edhe në përballjen mes Sllovenisë dhe Serbisë, që përfundoi me shifrat 2-2. Për shkakun e rezultateve negative të Sllovenisë, gazetarët e këtij vendi i janë kundërvënë Kombëtares. “Jeni lojtarë pa bo..”, ishte krye artikulli i medias më të njohur në Slloveni që kritikoi ashpër lojtarët për sjelljen e tyre në fushën e lojës, që lë për të dëshiruar.
Por sapo barazuan ndaj Serbisë, Jasmin Kurtic shkoi në krahun e tribunës së shtypit, ku afër tyre gjendeshin të vendosur edhe tifozët e Serbisë. Lojtari i PAOK nisi të tregonte organet gjenitale dhe mediat serbe u skandalizuan, duke e marrë si një sulm personal ndaj tyre. Por ishte vetë Kurtic që sqaroi gjithçka se veprimi i tij ishte për gazetarët slloven dhe jo për serbët.
“Gjesti im nuk i adresohej lojtarëve dhe as tifozëve të Serbisë, por gazetarëve nga Sllovenia. E hapin faqen e tyre të parë në gazetën më të lexuar në vend se ne jemi “lojtarë pa bo..”. I respektoj shumë tifozët e Serbisë, nuk është nevoja që të flas për lojtarët. Kam shumë shokë nga Serbia, por ky gjest i imi u interpretua keq”, tha Kurtic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Da li je ovo primereno ponašanje jednog sportiste? #SLOSRB #kurtic #liganacija @FSSrbije pic.twitter.com/9zKFVl61KN
— Fudbalski klub Preporod (@FKPreporod) June 12, 2022