Situata kritike te Napoli, Spaleti ka vetëm 11 lojtarë ndaj Juventusit

Koronavirusi ka dëmtuar rëndë skuadrën e Napolit, i cili do të shkojë në sfidën ndaj 6 janarit kundër Juventusit me vetëm 11 lojtarë. Vargu i infektimeve tek skuadra e Spalletit filloi përpara Krishtlindjeve, duke penguar stërvitjen rregullisht të lojtarëve.

Por nuk është vetëm Covid-19. Tek Napoli kanë ndikuar edhe largimet në Kupën e Afrikës. Koulibaly, Anguisa dhe Ounas kanë shkuar për të luajtur për Kombëtaret e tyre në kupëm afrikane, që fillon në datën 9 janar. Juventusi do ta nisë me mjaft fat vitin e ri 2022, pasi Napoli nuk do të ketë asnjë zëvendësim në dispozicion. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *