Situata identike/ Nuk është hera e parë, Vllaznia gjen shpëtim te Skënderbeu

Ditën e nesërme Vllaznia do të udhëtojë drejt Korçës për tu përballur me ekipin e Skënderbeut. Ndërkohë shkodranët janë pothuajse në të njëjtën gjendje siç edhe sihin në fazën e parë përpara se të ndesheshin me skuadrën e Ilir Dajës. Kështu ekipi nga Shkodra është aktualisht në vendin e 6 në renditje me po aq pikë sa kundërshtarët e nesërm që mbajnë vendin e 7. Sa i përket sulmit, Vllaznia po vuan disi, teksa në 5 javët e fundit ka gjetur rrjetën kundërshtare vetëm 2 herë. Madje edhe fitoret kanë qenë me pikatore për ta, pasi në 5 ndeshjet e fundit, kanë arritur të fitojnë vetëm javën që lamë pas.

Pra kemi të bëjmë me një situatë pak a shumë të njëjtë me atë ku shkodranët gjendeshin përpara përballjes me Skënderbeun në fazën e parë të kampionatit. Ndërkohë, ndeshja mes këtyre 2 ekipeve shpesh është shoqëruar me gola, madje edhe më shtator ka qenë pikërisht klubi korçar që ka “shpëtuar” Vllazninë nga mungesa e golave, me këta të fundit që e dërguan topin në rrjetë 4 herë. Ndërsa në 6 përballjet e fundit me tyre rrjeta është tundur plot 27 herë./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online