Situata e pazakontë/ Barcelona fut Rei Manajn në listë dhe pritet sot zyrtarizimi i largimit, ndryshe humb vlera e Mesit

Barcelona do të përballet kundër Getafes në ditën e nesërme. Kjo ndeshje është e vlefshme për La Liga. Katalanasit kanë publikuar lojtarët e thirrur në këtë përballje ku gjendet edhe Rei Manaj.

Por këtë herë situata e sulmuesit shqiptar është e pazakontë. Arsyeja? Sipas mediave në Spanjë pritet që në ditën e sotme të zyrtarizohet largimi i Pjaniç ose Rei Manajt. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë Coutinho do të marrë “10” që mbante Mesi.

Të gjithë janë kundër këtij nderimi të veçantë për Coutinho, madje janë hedhur hipoteza që ky numër mos të mbahet më nga një tjetër lojtar i Barcelonës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *