Tifozët e Barcelonës nuk mund ta pranojnë ende, por Lionel Mesi është larguar. Ylli argjentinas ka ndarë rrugët me katalanasit për shkakun se bilanci financiar nuk është më në kontrollin e gjigandëve spanjoll dhe binte ndesh me rregullat e La Liga.
Ndërkohë te tifozët po kërkohet që të gjendet fajtori. Një grup i tyre i ka dalë para Griezman, teksa ky i fundit po shkonte në stërvitje. “Është faji yt që u largua Mesi, ti duhej të largoheshe”. Këto ishin fjalët e thëna në drejtim të francezit që merr pagesë të konsiderueshme te Barcelona dhe ka ndikuar indirekt në këtë situatë kaotike. /Sport Ekspres/