Situata e Nedim Bajramit për afrimin te Shqipëria, ja detajet e reja dhe në pritje të vendimit përfundimtar

Nedim Bajrami e nisi sezonin e ri në Serinë A ndaj Lacios atje ku shpalosi pak nga potenciali i tij, për të impresionuar opinionin sportiv në Itali. Futbollisti ka zgjedhur që të luajë me Shqipërinë, por rregullat e vendosura nga FIFA ia bënë të pamundur lojtarit që të debutonte më herët me kuqezinjtë.

Në dukje mision që nuk do të kryhej kurrë, pasi lojtari ka qenë pjesë e Zvicrës duke luajtur me ta edhe pas moshës 23-vjeçare, ndërsa kjo nuk lejohej nga FIFA. Megjithatë FSHF e ka dërguar çështjen në organet më të larta duke kërkuar një rast përjashtues për Bajramin.

Optimizmi është i madh se në vendimin përfundimtar, lojtari i Empoli do të ketë shansin për t’iu bashkuar Shqipërisë që për ndeshjet e shtatorit. Data e sotme ishte programuar si një seancë dëgjimore në gjyqin për Bajramin. “Sport Ekspres” siguron informacionin se vendimi është shtyrë për një tjetër datë. Pra nuk do të kemi asgjë të kryer që në ditën e sotme, por brenda datës 31 gusht do të kemi përfundimisht përgjigjen mbi rasti Bajrami. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *